Spanja më 22 qershor do të hapë kufijtë për vizitorët britanikë dhe ata nga zona shengen. Britanikët nuk do të zbatojnë më detyrimin e karantinimit për 14 ditë. Sipas, ministrit të Jashtëm spanjoll Arancha González vendimi u morr për të lejuar qindra mijëra britanikë të vizitojnë shtëpitë e dyta në Spanjë.
Vendimi erdhi pas disa ditë bisedimesh me qeverinë britanike, ku spanjollët shpresuan se edhe Britania do të merrte të njëjtin vendim, por kjo nuk ndodhi.
Turizmi është jetësor për ekonominë e Spanjës, duke përbërë 12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe 2,6 milionë të të punësuarve.
Vizitorëve do tju kontrollohet temperatura, dhe do të deklarojnë tek policia kufitare të gjitha kontaktet, kështu që nëse infektohen të mund të gjurmohen personat e tjerë.