
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pyeti sot qeverisë shqiptare për procedurën e shkarkimit nga detyra të ish guvernatorit të bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit.
Ish Guvernatori paditi më 22 nëntor në Gjykatën e Strasburgut, Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën e Shqipërisë për cenim të procesit të rregullt ligjor.
Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi Zotin Fullani në shtator të vitit 2014, pasi ai u arrestua nga Prokuroria nën akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, si dhe proçedurat për blerjen e Hotel Dajtit nga BSH.
Prokuroria kërkoi dënimin e Zotit Fullani me 5 vjet burg, por gjykatat e të gjitha shkallëve e shpallën atë të pafajshëm.