Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave të universitetit dhe konvikteve

Nga Exit News
Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave të universitetit dhe konvikteve

Unioni i Këshillave Studentorë i kërkon Ministrisë së Arsimit të përgjysmojë tarifat e universitetit për këtë vit akademik dhe tarifat e konvikteve për studentët.

Përmes një letre publike, Unioni shprehet se shumica e studentëve dhe familjet e tyre janë prekur rëndë nga kriza e Covid-19 duke humbur punën dhe të ardhurat, ndaj pagesa e plotë e tarifave të studimit dhe konviktit është një barrë e rëndë për to.

Po ashtu, Unioni shprehet se ‘studentët po marrin minimumin e shërbimeve nga Universiteti për semestrin e dytë të këtij viti akademik (procesi i zhvillimit të mësimit vetëm online dhe jo i plotë). Kjo situatë e minimizon koston e operimit të universitetit, duke lënë hapësira për uljen e tarifave të studimit dhe akomodimit në konvikte.

Sa i përket situatës në konvikte, studentët kanë paguar tarifë të plotë akomodimi në Qytetin Studenti për 10 muaj, në fillim të vitit shkollor. Por shumë studentë janë larguar drejt familjeve të tyre që në mars, ndaj kërkojnë që një pjesë e parave tu kthehet mbrapsht ose tu rillogaritet si pagesë e një pjesë të tarifës për vitin pasardhës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>