Unioni i Këshillave Studentor (UKS) i kërkuan Ministrisë së Arsimit të shtyjë zgjedhjet në universitet, të parashikuara në datën 12 qershor, deri sa studentët të rikthehen në auditore.
Në një deklaratë, UKS pohuan se vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë Universitetit të Tiranës, i cili ka vendosur shpalljen e regjistrimit të kandidatëve për “Rektor” dhe “Anëtar Senati”, është i paligjshëm.
Ky vendim bie në kundërshtim me nenin 38 të Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, i cili parashikon:
Zgjedhjet mund të anullohen në rast se:
b) kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim.
UKS pohuan se tashmë po flitet për votim elektronik të studentëve, ndërkohë studentët nuk kanë informacion në lidhje me këtë.
Në datën 26 Mars (dy ditë pasi Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore), Ministrja e Arsimit Besa Shahini caktoi 12 Qershorin si datën e zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve publike.
Në të njëjtën ditë, në media qarkulloi një vendim i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë Universitetit të Tiranës, i cili kishte vendosur shpalljen e regjistrimit të kandidatëve për “Rektor” dhe “Anëtar Senati”.
Exit në një artikull të mëparshëm, argumentoi se zgjedhjet për universitet në këtë periudhë janë të paligjshme.