Studimi amerikan, 82% e prindërve nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë, të frikësuar nga Covid-19

Nga Exit News
Studimi amerikan, 82% e prindërve nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë, të frikësuar nga Covid-19

Një studim i ri në SHBA tregon se 82 përqind e prindërve janë të frikësuar për të dërguar fëmijët e tyre në shkolla.

Të dhënat e studimit, ku morën pjesë 2 000 prindër me qëllim për të parë se si familjet po përshtaten ndaj një normaliteti të krijuar nga Covid-19, tregojnë se një e katërta e tyre  nuk do të dërgojë fëmijët në shkollë, ndërsa, katër në pesë prindër po mendojnë t’i shkollojnë fëmijët në shtëpi.

Shëndeti është shqetësimi kryesor për pjesën më të madhe të prindërve. 82 përqind e prindërve shprehen se rreziku për tu infektuar është arsyeja kryesore për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi. Prindërit janë të shqetësuar se kur fëmijët të kthehen në shkollë nuk do të zbatojnë dot higjenën.

Rreth 60 përqind e prindërve mendojnë se fëmijët nuk do të lajnë në mënyrën e duhur duart, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i mësuar rregullat e higjenës gjatë pandemisë.

Arsyeja e dytë është kosto e lartë për blerjen e mjeteve shtesë për të dërguar fëmijët në shkollë. 3 nga 4 pjesmarrësit në vrojtim u shprehën se presin të paguajnë 147 dollarë më shumë për të blerë pajisjet për të luftuar Covid-19, të kërkuara nga shkollat.

Gjithashtu, shqetësim për ta është edhe rritja e kohës për t’i bërë gati fëmijët në mëngjes. Sipas të dhënave 70 përqind shprehen se do t’i duhet edhe 40 minuta më shumë për t’i bërë gati çdo mëngjes.

77 përqind e prindërve shprehen se nuk janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Ata kanë shumë kërkesa ndaj zyrtarëve të arsimit për tu ndjerë të sigurtë.

55 përqind e prindërve kërkojnë që shkolla të masë temperaturën çdo ditë, numër më të vogël nxënësish për klasë, ndërsa katër në 10 prindër duan të përdorin tekste shkollore digjitale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>