
Suedia ka arritur numrin më të lartë të vdekjeve të 150 viteve vetëm në gjysmën e parë të 2020.
Gjatë periudhës Janar-qershor u rregjistruan 51 405 vdekje, 15 përqind më shumë se vitin e kaluar.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve që prej vitit 1869, ku numri i vdekjeve arriti në 55 431, ku vendi u godit nga uria.
Që prej vitit 2005 Suedia është përballur me ulje të numrit të popullsisë. Vendi në ndryshim nga shumica e vendeve të botës nuk u izolua gjatë pandemisë së koronavirusit, duke bërë që numri total i viktimave deri në qershor të shkonte në më shumë se 4500.
Aktualisht numri i viktimave ka shkuar në 5805 ndërkohë që rregjistron 85 810 të infektuar.