Suedi, qindra qytetarë protestë kundër masave kufizuese

Nga Exit News
Suedi, qindra qytetarë protestë kundër masave kufizuese

Qindra qytetarë protestuan të shtunën në Stokholm kundër masave të reja kufizuese, duke shkelur kështu një rregull sa u përket tubimeve publike.

Protesta nuk kishte autorizimit nga autoritetet suedeze.

Pak pasi protestuesit janë mbledhur në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, atyre u është kërkuar të shpërndahen.

Policia deklaroi se vetëm nga tetë persona lejohen që të mblidhen gjatë pandemisë.

Protesta e quajtur Liri Suedi, është thirrur nga disa grupe në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë shprehur kritika rreth kufizimeve dhe informacioneve të ofruara nga autoritetet.

“Shumë njerëz në Suedi janë ngopur me këto kufizime, që janë të pabazuara, andaj duan të përballen me to”, ka thënë organizatori Filip Sjostrom për të përditshmen suedeze, Expressen.

Disa protestues janë parë edhe me pllakate kritike për vaksinimin.

Suedia ka regjistruar 13,003 viktima dhe 684,000 raste të infektimit, prej marsit 2020.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>