Agjencia suedeze e Shëndetit Publik njoftoi të premten se do të lehtësojë kufizimet për qytetarët që kanë marr të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19, raporton Reuters.
Suedia ka vaksinuar rreth një të pestën e popullsisë, përfshirë të moshuarit që jetojnë në azile, dhe gradualisht vaksinimi po zgjerohet tek personat në të 60-at e tyre.
Autoritetet deklaruan personat e vaksinuar tashmë mund të takojnë lirisht persona të tjera, të marrin pjesë në aktivitete komunitare apo të shkojnë për apzare, rreth tre javë pas vaksinimit.
“Tani është në rregull që një gjyshe e vaksinuar të përqafojë nipërit e mbesat,” tha për gazetarët shefi i Agjencisë së Shëndetit Publik Johan Carlson.