
Gjashtë persona, mes të cilëve dhe një polic, u vranë në Nju Xhersi gjatë një përplasje me armë. Dy policë të tjerë u plagosën.
Ngjarja ndodhi pranë një tregu hebre, ku ndodhet dhe një shkollë, e cila është dëmtuar nga të shtënat.
Sipas dëshmitarëve, sulmuesit qëlluan fillimisht në qëllim të tregut.
Ende nuk dihen motivet e kësaj përplasjeje, por investiguesit amerikanë kanë përjashtuar mundësinë e të qenit një sulm terrorist.
Polici i vrarë, Joseph Seals, 39 vjeç, ishte pjesë e një programi të policisë për konfiskimin e armëve të paligjshme.