Takimi Kurti – Zaev: Qëndrimet mbi Open Balkans nuk do të pengojnë bashkëpunimin

Nga Exit News
Takimi Kurti – Zaev: Qëndrimet mbi Open Balkans nuk do të pengojnë bashkëpunimin

Kryeministri kosovar, Albin Kurti vizitoi të enjten Shkupin, ku u takuam e homologun maqedonas, Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, udhëheqësit rikonfirmuan qëndrimet e kundërta ndaj projektit të Open Balkans, por pavarëissht kësaj, u shfaqën të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin mes vendeve.

Kurti shprehu dëshirën e Kosovës për marrëveshje konkrete e të zbatueshme mes vendeve dhe se do të mbështesnin çdp iniciativë rajonale, pjesë e së cilës ishte edhe BE-ja.

“Pra, BE-ja është fati ynë, ndërkaq Evropa është kontinenti ynë, andaj edhe si Republikë e Kosovës ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian të cilat janë nga BE,” ktheksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zaev nga ana e tij pohoi se nismat rajonale ishin në interes të forcimit të bashkëpunimit e ekonomisë mes vendeve të rajonit, duke shtruar rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Për çështjen e Ballkanit të Hapur, si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk paraqet asnjë pengesë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, pasi e kemi për obligim që ti shërbejmë qytetarëve tanë, ekonomisë, institucioneve dhe pikërisht këtë po bëjmë,” dekalroi Zaev.

Ai shtoi se respekton qëndrimet e Kosovës si vend sovran, por po ashtu edhe projektet rajonale të bashkëpounimit si Procesi i Berlinit, për të cilin u diskua edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

LEXO  Qeveria Kurti heq pjesërisht tarifat ndaj mallrave serbe

“Çdo marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe këtu në rajon ka për qëllim të ardhmen më të shpejt dhe më të sigurt në Bashkimin Evropian,” përfundoi Zaev.

Open Balkans është një projekt bashkëpunimi që përfshin Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që ndryshe nga Procesi i Berlinit nuk monitorohet nga BE-ja.

Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova nuk kanë pranuar të jenë pjesë e saj, duke cituar avantazhin që kjo nismë i jep Serbisë në aspektin ekonomik. Kjo e fundit dhe Kurti e kanë kritikuar rëndë projektin dhe kryeminsitrin Rama që e mbështet.

Kurti pranoi se projekti kishte krijuar ndasi me Shqipërinë dhe la të kuptohej, pas takimit me kancelaren gjermane, se Shqipëria nuk duhet të ushtrojë trysni mbi Kosovën për t’iu bashkuar nismës, por Serbisë për mohimin e krimeve të luftës.

Të njëjtin qëndrim pati edhe presidentja e Kosovës, Viosa Osmani në takimet që pati në Berlin këtë javë. Ajo e quajti OB të rrezikshëm, që vonon integrimin dhe se Kosova do të përpiqej ta ndalonte.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme