
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se “50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë”
Ai në një postim në Facebook shkruan:
“Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.
Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz”