Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nxiti sot strukturat e PS të nisin punën për zgjedhjet e vitit 2021.
Duke folur në Asamblenë e PS-së në GRamsh Zoti Balla u shpreh se megjithëse zgjedhjet duken larg, PS duhet të nisë organizimin:
“Edhe pse zgjedhjet vitin e ardhshëm duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër.”
Ai gjithashu shprehu besimin se në mars, BE do të hapë negocitatat me Shqipërinë:
“Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Unë besoj se në Këshillin Europian të fund-Marsit, BE do të korrigjojë gabimin e Tetorit. Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”
Prej disa muajsh Partia Socialiste ka nisur organizimin e zgjedhjeve për drejtuesit e saj lokalë. Sot me asamblenë në Gramsh, ku u zgjodh dhe kryetari i ri për zonën, përfunduan zgjedhjet.
Ky proces riorganizimi do të vijojë me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 shkurt 2020.