Taulant Balla akuzon LSI-në se kandidon persona “që i kërkon drejtësia”

Nga Exit News
Taulant Balla akuzon LSI-në se kandidon persona “që i kërkon drejtësia”

Kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla ka akuzuar Lëvizjen Socialiste për Integrim se ka në lista persona që kërkohen nga drejtësia.

Gjatë një takimi të kandidatëve për deputet të PS-së në Elbasan, Balla tha se listat e PD dhe LSI nuk përfaqësojnë qarkun.

“Lista e fallxhores, ka një listë brenda së cilës janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia, dhe që kanë abuzuar me financat publike. Të vish në 2021 të dy listat edhe PD edhe LSI që nuk kanë asnjë lloj lidhje me Elbasanin është fyese.”, deklaroi Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u shpreh i bindur se ata do të fitojnë 9 mandate në Elbasan në zgjedhje.

Këtë ai e argumentoi me projektet të cilat ka parashikuar qeveria për Elbasanin në mandatin e tretë.

Balla tha se lista e PS-së ka përfaqësues të të gjitha krahinave të Elbasanit. Belshi dhe Peqini sipas tij po zgjedhin problemin e ujit të pijshëm pas investimeve të qeverisë ndërsa Bypassi i Elbasanit dhe rikonstruksioni i Kalasë janë dy projektet që ai nënvizoi për të ardhmen.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme