
Duket se konfirmimi i dy personave të prekur me koronavirus ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë nisur blerjen e ushqimeve për të krijuar rezerva në shtëpi.
Fotot e mëposhtme janë kapur në dy supermarkete në Tiranë dhe tregojnë qytetarët që po blejnë ushqime në sasi të mëdha, aq sa disa prej rafteve janë zbrasur.


Ndërkohë kryeministria Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe kryetari i opozitës Basha i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos alarmohen dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve.
Exit News ka shkruar këtu të gjitha këshillat dhe informacionet që ka ofruar Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë amerikane (CDC) kundër koronavirusit.