Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë deri më 15 maj izolimin e plotë të qytetarëve në Nju Jork, vatrën më të nxehtë të koronavirusit në Amerikë.
Po ashtu, të gjithë qytetarët që do të dalin për të bërë pazaret e nevojshme, nga 17 prilli, do të jenë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse, siç parashikon ligji më i ri i miratuar.
Deri tani Nju Jorku ka mbi 222 mijë të infektuar dhe mbi 17 mijë viktima, ose sa një të tretën e të gjithë të infektuarve dhe gjysmën e gjithë viktimave në SHBA.
Në 24 orët e fundit, 606 të infektuar humbën jetën në Nju Jork, shifër më e ulët se një ditë më parë, por sërish shqetësuese për ekspertët e shëndetësisë.
Spitalet e Nju Jorkut janë akoma të mbingarkuar me gati 18 mijë pacientë me koronavirus, më pak se numrat dërrmues të cilat autoritetet kishin parashikuar si skenarin më të keq, por sërish në nivele shqetësuese.
Gati 4,400 pacientë janë në terapi intensive dhe nëse të infektuarit e rinj vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, shumë prej tyre nuk kanë gjasa që të mbijetojnë.
Këto shifra kanë bërë që qeveria të shtyjë edhe për të paktën një muaj hapjen e vendit dhe rikthimit në normalitet.