Të dielën nis vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç

Nga Exit News
Të dielën nis vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç

Nga dita e dielë do të nisë vaksinimi masiv për moshat mbi 70 vjeç, raportoi ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë vizitës në laboratorin ku po ruhen vaksinat Sputnik V, Manastirliu u shpreh:

“Nga dita e diel ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico bëri me dije se të gjitha llojet e vaksinave ruhen në kushte optimale, pasi janë marrë masat për fuqizimin e kapaciteteve të zinxhirit ftohës.

Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina Sputnik V, të cilat do të përdorën për vaksinimin masiv. Ndërkohë të enjten në Shqipëri mbërriten 192 mijë vaksinat e para kineze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>