Një punonjës i spitalit të Traumës ka dalë pozitiv me Covid-19, sipas raportimit të medias, të mërkurën. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot, pothuajse të gjitha spitalet në Tiranë kanë pasur raste sporadike të infektimit të punonjësve me koronavirus. Kështu:
Më 17 mars, një pacient në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Sanatorium) në Tiranë ka infektuar 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere të spitalit.
Më 13 maj, një mjek i infektuar në spitalin e Durrësit.
Më 30 maj, në Pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, u gjetën më shumë se 15 mjekë dhe infermiere me Covid-19. Ai u mbykll për një javë.
Më 13 prill, dy infermierë në spitalin e Shkodrës u infektuan.
Më 16 qershor, me koronavirus u infektuan 3 punonjës të Fondit të Sigurimit të Barnave dhe 3 punonjës të recepsionit të urgjencës në Spitalin “Nënë Tereza” u raportuan si të infektuar.
Më 9 qershor, në pavionin e Hematologjisë, u infektuan 7 staf mjekësor, duke çuar në mbylljen e plotë të pavionit.