Të gjithë të shënjestruarit e OFL-së

Nga Exit News
Të gjithë të shënjestruarit e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë tre subjekteve të tjerë që preken nga paketa anti-krim:

 – Elvis Martinaj – në hetim për veprën penale “vrasja me paramendim”, ngjarje e ndodhur më 4 tetor 2018, në ish-bllok ku u vra Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato.

 – Arben Kaçorri –  i dënuar në Itali për vrasje;

 – Valentino Kaçorri – i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh.

Me Martinajn dhe vëllezërit Kaçorri shkon në 23 numri i personave të prekur nga Operacioni Forca e Ligjit.

Exit News rendit më poshtë të gjithë personat nga të cilët OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë dhe justifikimin e saj:

1. Altin Hajri – akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende;

 2. Lulzim Berisha – ish- dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar criminal, trafikim të narkotikëve, dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës;

3. Ardian Çapja – i arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016;

 4. Dashamir Gjoka – i dënuar në Itali me 7,6 vjet, për pastrim parash, trafik lëndësh narkotike dhe prostitucion. Gjoka është lirua nga Gjykata e Lartë;

5. Bardhok Pllanaj – i dënuar në Blegjikë për trafik të qenieve njerëzore. Ai njihet si ‘Sheiku’ i Shkodrës, i arrestuar në vitin 2018 për ndërtimin pa leje të një pallati 10 katësh, me vlerë 2 milionë euro;

6. Albert Kochsiek – i njohur si udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, i arrestuar në Gjermani për trafik ndërkombëtar kokainë;

 7. Emiljano Hysenaj – i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Ai ishte pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro. Që prej majit të 2018-ës, Emiljano Hysenaj është në burg në Gjermani;

8. Edlir Hysenaj – kushuriri i Emilianos, dyshohet se ka pasuri vënë me të ardhurat nga krimi;

9. Ardian Çapja – i arrestuar dhe i dyshuar për një sërë vrasjesh në Elbasan;

10. Vladimir Gjuta – i arrestuar pak ditë më parë me armë dhe 121 mijë euro, 27 500 dollarë dhe 23 mijë paund;

 11. Emiljano Shullazi –  i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

12. Gjergji Cukali – i dënuar në vitin 2006 me me 10 vite burg, për veprën penale “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Ai njihet si i forti i “Myslym Shyrit”. Gjatë viteve të fundit, ai është  ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës;

13. Saimir Taullau – i dënuar për veprën penale ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

14. Arben Isufi – i arrestuar më parë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale;

15. Mikel Çuçaj – i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike;

16. Altin Çuçaj – i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike;

17. Xhevdet Troplini – i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike;

18. Dritan Dajti – i dënuar për vrasjen e katër policëve, vrasje të tjera dhe vepra të tjera kriminale;

19. Klodian Çopja – i dënuar për trafik lëndësh narkotike në Angli;

20. Emiljan Shega – i dënuar për trafik lëndësh narkotike në Angli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>