Kryeministri Edi Rama njoftoi të mërkurës se të premten do të mbërrijnë në Shqipëri 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca.
Ai njoftoi se do të nis vaksinimi i mësuesve. Deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe të moshuar.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar 21,613 persona.
Më herët Italia ka miratuar vaksinën e koronavirusit AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, pa sëmundje shoqëruese. Po ashtu edhe Gjermania.
Ndërsa autoritetet austriake pezulluan vaksinimin me AstraZeneca si një “masë paraprake”, për shkak të hetimeve për vdekjen e dy persona pas marrjes së dozës së parë.
OBSH ende nuk e ka rekomanduar AstraZeneca në listën e përdorimit emergjent, por ajo është parë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe rrjedhimisht plotëson kriteret e OBSH-së.
EMA ka vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe ka rekomanduar dhënien e saj për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.
Referuar të dhënave të OBSH, vaksina ka një efikasitet prej 63.09%.
Nëse dozat jepen në një interval kohor 8 deri në 12 javë vaksina është më efikase.