Të shkarkuarit nga vettingu do të gjykohen nga SPAK

Nga Exit News
Të shkarkuarit nga vettingu do të gjykohen nga SPAK

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, në një prononcim për mediat me rastin e 108-vjetorit të drejtësisë shqiptare, deklaroi se të gjithë të shkarkuarit nga vettingu, do t’i nënshtrohen hetimit nga SPAK.

“Të gjithë, padiskutim, në momentin që do të ketë prova dhe do të hetohen, padikustim që do të ketë, pa asnjë kufizim,” u shpreh ai.

Kraja bëri me dije se janë mbi 40 çështje të cilat po hetohen aktualisht, por nuk dha shumë detaje.

Ai sugjeroi më herët se ato lidhen me krimet zgjedhore kur u shpreh se bëhët fjalë për pretendime të ngritura kryesisht nga partitë.

“Nuk do të ketë zvarritje, padiskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të gjitha rastet që ne kemi në hetim,” përfundoi kreu i SPAK-ut.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>