Të vaksinuarit mund t’i kthehen jetës normale

Nga Exit News
Të vaksinuarit mund t’i kthehen jetës normale

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftuan se amerikanët e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, mund t’i kthehen normalitetit.

Sipas rekomandimeve të reja, qytetarët, të cilët kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pavaksinuar.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre, thanë qendrat.

Ata paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Disa prej udhëzimeve përcaktojnë se

  • Mund të takohen në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
  • Mund të takohen në ambiente të mbyllura me njerëz të pavaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për sëmundje të rëndë nga koronavirusi.
  • Mund të shmangin testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma

Deri më tani, mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar.

Në SHBA janë miratuar 3 vaksina , ajo e Pfizer, Modernas dhe Johnson&Johnson.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>