Policia ka bllokuar një kafene private për të penguar qytetarët që t’i bashkohen protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Bar Epiri, një kafene në pronësi private që ndodhet brenda kompleksit teatror, është mbyllur nga forcat e policisë pasi artistë e qytetarë po e përdornin atë për tu futur brenda teatrit.
Sipas ish-deputetes Albana Vokshi, ky veprim është në shkelje të ligjit pasi ‘prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të autorit të veprës penale.’
Ndërkohë Forcat Speciale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar teatrin dhe kanë bllokuar çdo hyrje për në kompleksin teatror. Policët po largojnë me dhunë gazetarët, kameramanët në krye të detyrës, si dhe qytetarë e artistë që po protestojnë.