Televizioni privat i Edi Ramës nuk kontrollohet nga AMA

Televizioni privat i Edi Ramës nuk kontrollohet nga AMA

ERTV, kanali televizioni privat i Kryeministrit Edi Rama, i cili transmetohet në faqen zyrtare në Facebook të tij bie nën kompetencat e Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA). Në këtë përfundim mund të arrihet duke u bazuar në një dokument të publikuar nga AMA përmes faqes publeaks.al.

Që kur është krijuar, ERTV, i cili financohet me para publike të menaxhuara nga Kryeministri — edhe pse nuk bëhet publike asnjë shifër zyrtare —ka qënë një faktor dominues në mjedisin e medias në Shqipëri, shpesh duke transmetuar pa ndërprerje çdo lëvizje të Kryeministrit. ERTV është kthyer në pikë kryesore reference dhe burim informacioni për mediat të cilat nuk kanë mundësi të angazhojnë burimet e tyre për mbulimin e aktiviteteve të Kryeministrit.

Duke qënë se veprimtaria e ERTV nuk është e rregulluar nga AMA, ky kanal ka promovuar hapur kompanitë e lidhura ngushtë me qeverinë. Shembull i kësaj është rasti i transmetimit për më shumë se 15 minuta i reklamës së Spitalit Amerikan për hapjen e një dege të re në Fier.

Pra, edhe pse financohet nga para publike, ERTV—duke e kthyer de facto në një media publike, pavarësisht se transmetohet në Facebook—mbetet jashtë kompetencave të kontrollit nga institucionet qeveritare, të cilat kanë detyrën të garantojnë lirinë dhe konkurencën e drejtë.

Në fakt, gjatë zgjedhjeve të kaluara qeveria Rama e përdori AMA-në për t’u paguar €5 milionë pronarëve të mediave private në vend, në mënyrë që ato t’i mbulonin “siç duhej” zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>