Tension në Kuvend, Basha Ramës: Tërhiqu nga shkelja e kushtetutës

Tension në Kuvend, Basha Ramës: Tërhiqu nga shkelja e kushtetutës

Kreytari i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm “ po bëhet gati në mënyrë tinëzare për grusht shteti”.

Zoti Basha , në një fjalim mjaft të ashpër nga forltorja e kuvendit, tha se qeveria është është e vendosur të shkelë Kushtetutën për të mbrojtur pasuritë e veta:

“Ju jeni të vendosur për të shkelur kushtetutën për të mbrojtur pasuritë tuaja. Ky është çasti i fundit që në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni, Ky është urdhri i popullit binduni atij  ose përballuni me pasojat.”

Pas fjalës së zotit Basha dhe pas disa batutave të deputetit sociliast Taulant Balla, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren në shenjë proteste. Forcat e gardës kanë ndërhyrë për të shpërndarë deputetët.

Aktualisht situate në parlament është e tensionuar, megjithëse kandidatura e Arta Markut është hedhur për votim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>