Tërhiqet qeveria: do rishikojë anëtarësinë e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë

Tërhiqet qeveria: do rishikojë anëtarësinë e detyrueshme në Dhomat e Tregtisë

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka vendosur të shtyjë miratimin e projektligjit mbi dhomat e tregtisë, i kundërshtuar nga firma të ndryshme sipërmarrëse dhe nga të gjitha dhomat e huaja të regtisë.

Kryetari i komisionit Eduart Shalsi (PS) deklaroi, dje, se anëtarët e komisionit, në parim, nuk janë kundër projektit të qeverisë, por e konsiderojnë atë të pamjaftueshëm. Sipas tij, deputetët duan të riorganizojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme sistemin e dhomave, dhe, jo thjesht, të bëjnë të detyrueshëm anëtarësimin e kompanive.

Duket se protestat dhe qëndrimet kundërshtuese publike të dhomave, veçanërisht Dhomës Amerikane të Tregtisë, kanë pasur efektin e dëshiruar dhe qeveria është detyruar të tërheqi projektligjin, i cili nuk i ishte nënshtruar proçesit të konsultimit publik me palët e interesuara, i parashikuar si i detyrueshëm nga ligji që themeloi Këshillin Ekonomik Kombëtar—një forum i përbashkët qeveri-bizines.

Exit.al ishte gjithashtu një zë kundër ligjit, përmes disa artikujve kritikë ndaj tij.

 

Për më shumë, lexoni:

Mbërrijnë “taksat” e fshehura për biznesin

“Taksa e simpatisë” mbi bizneset

Investitorët e huaj kundër projektligjit për Dhomat e Tregtisë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>