Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri sot publik pjesë nga raporti i përfundimtar i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, zoti Ahmetaj njoftoi se deri tani:
- Mbi 8 mijë banesa janë të pabanueshme.
- 10, 023 qytetarët jetojnë ende në çadra.
- 12 mijë familje kanë përfituar bonusin e qirasë.
- 357 pallate janë kontrolluar në zonat e prekura. 115 prej tyre janë për tu shembur, 242 për tu rindërtuar dhe 1500 shtëpi individuale për tu shembur.
- 79 shkolla janë kontrolluar deri më tani, nga të cilat 62 shkolla do të rindërtohet dhe 17 shkolla do të riparohen.
- 1455 leje ndërtimi janë miratuar me procedurë të përshpejtuara.
- 88 objekte janë shembur deri më tani në Bashkinë Tiranë.
Ministri Ahmetaj bëri të ditur se zonat e reja që do të rindërtohet në Tiranë, do të jenë një ndërthurrje midis shtetit dhe privatit. Fondi i rindërtimti do të shkojë vetëm për banesat e prishura nga tërmeti. Ndërsa pjesa tjetër e zonës do të ndërtohet nga Bashkia tiranë në bashkëpunim me privatin. Gjithashtu, ai shtoi se shpronësimet do të kryhen sipas çmimi referencë të Entit të Banesave.
Sipas, Ministrit Ahmetaj deri më tani donacionet e mbledhura përmes portalit E-Albania dhe llogarive bankare janë:
- 564 milionë lekë
- 9, 294 milionë euro
- 1, 487 milionë dollarë
Ministri njoftoi se qeveria ka ngritur dy platforma, “Shtëpia Ime” platforma për regjistrimin e banesës së dëmtuar dhe “Portali Unik i Rindërtimit” për informimin mbi procesin e rindërtimit.
Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit po bëhet 5 ditë përpara Konferencës Ndërkombëtare e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel.