Teste fizike dhe me shkrim për 18 kandidatët për kreun e BKH-së

Nga Exit News
Teste fizike dhe me shkrim për 18 kandidatët për kreun e BKH-së

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot rreth testimeve që kanë kryer kandidatët që garojnë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Për drejtimin e BKH-së, prej fillimit të shkurtit garojnë 18 kandidatë, të cilët u kualifikuan nga faza e parë e konkurrimit.

postimin e bërë Ambasada thotë se nën monitorimin e qeverisë së SHBA-së, komisioni përzgjedhës i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të BKH-së. Ambasada thotë se në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash.

Për këtë ata u janë nënshtruar 2 testeve, një fizik dhe një me shkrim. I pari u realizua më 6 shkurt dhe përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Ndërsa testi me shkrim u krye më 10 shkurt dhe synonte dëshminë e aftësisë në shkrim profesional dhe shkathtësi mendore në zgjidhjen e problemeve.

Ambasada thekson se SHBA-të “janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente”.

“Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë prej Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe dy prokurorë të tjere që kanë më shumë vite eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

Pritet që periudha e shqyrtimit të gjithë kandidatëve dhe përzgjedhja e drejtuesit e BKH-së të zgjasë rreth 2 muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>