Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojë të mërkurën intervistimin në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të tretën ditë radhazi.
Në dy ditët e para, Thaçi ka ndenjur për më shumë se 6 orë në prokurori.
Presidenti Thaçi u paraqit të hënën në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi aktakuzën e ngritur për të për mbi 100 krime lufte. Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi publikisht aktakuzat e dërguara në Dhomën e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, për presidentin Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë.