‘Thaçi më kërkoi të shkruaj pro shkëmbimit të territorve’ – akademiku amerikan për BIRN

Nga Exit News
‘Thaçi më kërkoi të shkruaj pro shkëmbimit të territorve’ – akademiku amerikan për BIRN

BIRN ka zbuluar prova për përfshirjen e Presidentit Hashim Thaçi dhe Ambasadorit Kosovar në Francë, Qëndrim Gashi në lobimin për shkëmbimin e territoreve Serbi – Kosovë.

Akademiku amerikan David Phillips dhe Korrespondenti për Europën Qëndrore i Le Monde, Jean-Baptiste Chastand kanë dëshmuar se Presidenti Hashim Thaçi u ka kërkuar të shkruajnë pro shkëmbimit të territoreve Serbi – Kosovë.

Phillips, drejtor i programit për paqe dhe drejtësi në Institutin e Studimeve të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Columbia-s, ishte këshilltar i Ministrisë e Punëve të Jashtme në vitin 2018.

Asokohe Thaçi i ka kërkuar të shkruante një dokument për të mbështetur shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Phillips refuzoi. Thaçi e quajti të korruptuar.

Ndërkohë në Francë, Ambasadori Qëndrim Gashi i kërkon gazetarit Jean-Baptiste Chastand të shkruajë një artikull se shkëmbimi i territoreve është një ide e mirë për të sjellë paqen. Dy javë më parë presidenti Thaçi i më kishte thënë të njëjtën gjë. – tregon Chastand për BIRN.

Në takim ishte edhe një përfaqësuese e firmës franceze për marrëdhëniet me publikun ‘Majorelle’ – të kontraktuar nga Ministria e Integrimit Europian për të lobuar pro shkëmbimit të territorieve.

I pyetur nga BIRN për këtë, Gashi nuk e mohoi, por refuzoi të përgjigjej. Ai është zgjedhur Ambasador nga koalicioni PDK-LDK në 2016-ën kur Thaçi ishte ministër i jashtëm.

LEXO  Presidenti i Kosovës tejkalon kompetencat, bind një deputet të votojë pro qeverisë së re

Lajme te ngjashme