Për të tretën ditë rradhazi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u morr në pyetje nga prokurorët në Hagë, në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi nuk dha asnjë deklaratë për mediat në dalje nga zyra e prokurorisë Speciale në Hagë ku do të kthehet përsëri të enjten.
Brenda gjashtë muajsh, gjykata e cila po shqyrton paraprakisht aktakuzën, do të vendosë nëse ajo do të kalojë për gjykim apo jo.
Hashim Thaçi ka deklaruar se nëse akuza do të shkojë për gjykim, ai do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.