“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri. Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për lirinë. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenarë.’’
Kështu deklaroi presidenti Hashim Thaçi, të hënën, para se të futej në Prokurorinë Speciale në Hagë, ku do të dëshmojë për akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime gjatë Luftës së Kosovës.
Përpara hyrjes në prokurori, Thaçi u përshëndet me dhjetra qytetarë, të cilët protestuan kundër akuzave dhe i quajtën ato politike dhe që hedhin baltë mbi gjithë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.