
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pyetet nga Prokuroria speciale në Hagë, më 13 korrik.
Lajmin e dha vetë presidenti në një postim në Facebook, të mërkurën pasdite.
Thaçi sebashku me Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës akuzohen për rreth 100 krime lufte nga Prokuroria Speciale.
Akuzat u bënë publike më 25 qershor, 2 ditë përpara takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Ato u bënë shkaku i anullimit të takimit.
Më 12 korrik, në Bruksel do të zhvillohet takimi Kosove-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.