Thaçi thirrje shqiptarëve në Malin e Zi të marrin pjesë në zgjedhje

Nga Exit News
Thaçi thirrje shqiptarëve në Malin e Zi të marrin pjesë në zgjedhje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë thirrje shqiptarëve në Malin e Zi që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit.

Përmes një mesazhi në Facebook, pa ndikuar se për cilën parti të votojnë, Thaçi i kujton qytetarëve ‘që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.’

Ndërkohë kryeministri Rama i ka bërë thirrje hapur shqiptarëve që të mbështesin partinë e Milo Gjukanoviçit, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991, dhe jo partitë shqiptare.

Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit  me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>