- “E bëtë shtetin kashtë e koqe. Si mund të luftohet varfëria me rrush e kumbulla?! Ju nuk kopjoheni. Jeni të pakjopueshëm dhe të papërsëritshëm në llojin tuaj, sepse vetëm flisni për atë që s’dini dhe s’dini atë që flisni.”
- “Gjobat janë të larta sepse janë për ata që shkelin ligjin. Përse burg? Po burgu për çfarë është bërë, për çfarë është bërë burgu? Është bërë t’ju presë ju? Është bërë të rrijë bosh e t’ju presë ju kur t’ju vijë rradha që të ketë drejtësi në Shqipëri? Jo.”
- “Dhe…qeshni, qeshni, qeshni se i vetmi pushtet që keni në dorë është thjeshtë dhe vetëm të qeshni, nuk keni pushtet tjetër. Nuk ju ka mbetur pushtet tjetër. Keni pushtetin të qeshni pa arsye. Nuk keni pushtet tjetër, i jepni urdhër gojës që të shqyhet pa arsye. Ky është pushteti juaj që ne nuk jua kontestojmë dot, edhe kur e shqyeni për të shpif edhe kur e shqyeni për të qeshur.”
- “…sepse këta bëjnë garë kush gënjen më shumë, sepse sa më shumë të gënjesh aq më shumë i afrohesh të zotit të shtëpisë që është pastaj gjenerator i zjarrit në pantallona.”
- “T’ju flas ju për arsimin është njësoj si të predikosh kulturë në stallë. Kështu që unë nuk do flas për arsimin. Nëse keni pyetje bëjini, do tu japë përgjigje.”
- “Mos nxirrni nga goja gjëra që nuk janë në funksion të saj për të nxjerrë. Goja nuk është e formuar për atë veprimtari, ka të tjera territore që e bëjnë atë veprimtari.”
- “Hidheni përpjetë se dikush jua tha atë që në fakt nuk jua tha. E mora fjalën për të kërkuar mëshirë për shumicën e të pranishmëve sepse ky [i drejtohet Edi Palokës] ka orën të fitojë çorbën dhe garantoi bukën e përditshme. Mëshirë për zotërinë.”
- “Si i prisnit të huajt ju, bëtë një shteg dhish, rrugë që kishte kope me dele, lopë qen e mace në dy anët, apo bëtë rrugën që shkuat dhe hapët dhe tunelin e latë atë rrugë gropë në buxhet. Ju jeni te kali te shtegu dhe horizonti.”
- “Kujdes me gjuhën, po ti pse more zjarr apo pse iku Jozefina, lëre Jozefinën se flet Jozefina me ty.”
- “Meqë je deputet i Shkodrës ti pse nuk i dëmshpërblyet ata të përmbytjeve, ne dëmshpërblyem edhe për çdo pulë.”
- “Ti s’ke respekt për pulat se të duket vetja më i mençur se një pulë, kurse unë duke të parë ty më rritet respekti për pulat. S’ke respekt për pulat mos bë si gjel.”