Thyerja e mitit të maskës dhe pse e si duhet të mbahet maska

Nga Alice Taylor
Thyerja e mitit të maskës dhe pse e si duhet të mbahet maska

Të mërkurën, mbajtja e maskave në vend në ambjente të mbyllura u bë e detyrueshme. Personat që e shkelin dënohen me 2 mijë lek gjobë, (16 EUR).

Ka pasur shumë debat për efekshmërinë e maskave dhe shumë informacion fallso nëpër median sociale. Exit News po sjell më poshtë, arsyet pse, dhe si duhet veshur një maskë.

Thyerja e miteve

Screenshot at PM

“Të veshësh një maskë prej cope/letre nuk ka vlerë”.

E gabuar. Të veshësh një maskë cope të qepur në shtëpi ose një maskë letre, është më e thjeshta dhe zgjedhja më e lirë. Mendohet se virusi përhapet përmes piklave të frymëmarrjes ose të tështimave të shpërndara në ajër. Copa vepron si një barrier fizike për të mbajtur larg piklat e shpërndara në ajër. Mbajtja e maskës gjithashtu shmang përhapjen e piklave të dikujt të sëmurë në ajër, duke ulur rrezikun e infektimit. Sa më pak pikla, aq më i ulët ëshët rreziku me të cilin dikush ekspozohet ndaj COVID-19.

“Nëse nuk jam sëmurë, nuk kam nevojë të mbaj maskë”

E gabuar. Simptomat e virusit mund të shfaqen pas 14 ditëve. Gjatë kësaj kohe mund të infektosh këdo rreth e rrotul. Për më shumë, shumë raste janë asimptomatikë,çka do të th0të se ata mund të infektojë dikë edhe pa e ditur që janë sëmurë. Të mbash mask ul rrezikun e kalimit të virusit drejt dikujt tjetër.

“Maska duhet vetëm të mbulojë gojën”

E gabuar. Maska duhet të mbulojë gojën si dhe hundën sepse piklat mund të hyjnë nga të dyja. Ajo duhet të mbulojë hundën dhe gojën. Mos e mbani maskën poshtë mjekrës, mbi kokë ose në faqe.

“Mbajtja e maskës do më sëmurë”

E gabuar. Disa meme në rrjetet sociale tregojnë se mbajtja e maskës mund të jetë helmuese, sepse mund të thithës dioksid karboni, i cili mund të shkaktojë humbje të ndjenjave deri në vdekje. Sasia e dioksidit të karbonit që mund të rithithet me maskë për një periudhë të shkurtër kohe nuk shkakton asnjë toksinë në trup, ose ndonjë shqetësim mjekësor.

“Mbajtja e maskës ëshët një eksperiment për të parë se sa shumë njerëz mund të kontrollohen”.

E gabuar. Është gjetur se gati në çdo kohë, lajmet e rreme shpesh krijohen nga profile të rreme të drejtuara nga vende që janë armiqësore ndaj vendeve perëndimore.

Këto lloje të lajmeve të rreme, siç ndodh shpesh me narracionet kundra vaksinave, janë krijuar për të shkaktuar panik dhe për të sjellë dëm në popullatë.

Duke mos mbajtur maska sepse ata mendojnë se është një eksperiment, njerëzit po e vënë veten dhe të tjerët në rrezik. Këto lloj thashethemesh shpesh ngrihen për të krijuar debare në shoqëri.

“Nuk kam nevojë të mbajë maskë sepse COVID-19 është vetëm grip”

Përveç faktit se rreth 650,000 njerëz, vdesin nga gripi në vit, në botë, përfshirë fëmijë dhe të rritur të shëndetshëm, gripi nuk është i njëjtë me COVID-19.

Personat me koronavirus mund të jenë asimptomatik ose ta kalojnë si një ftohje e lehtë, por është zbuluar se ka efekte afatgjata në tru, çështjet neurologjike, dëmtimi i mushkërive dhe të zemrës.

Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht gamën e efekteve afatgjata të virusit në trup, por janë regjistruar mjaftueshëm raste për të thënë se këto shqetësime janë më të zakonshmet.

Pra, ndërsa COVID-19 mund të mos ju vrasë, mund të përfundojë duke ju lënë probleme mjekësore afatgjata.

Pse duhet mbajtur maska

1. Maska ndihmon në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mund të jesh i infektuar me Covid-19 dhe nuk shfaq qasnëj simptomë, ndaj është më mirë të mbani maskë edhe nëse mendoni se jeni i shëndetshëm. Maska ndihmon të përmbajë pika të vogla që dalin nga goja dhe hunda kur flisni, teshtitni, kolliteni dhe merrni frymë.

2. Mbajtja e maskës është kryesisht për të mbrojtur të tjerët nga infektimi. Ajo ju mbron nda infektimi dhe nga përhapja e tij. Ju duhet të mbani maskë për veten dhe për të tjerët.

3. Distancimi sociale dhe larja e duarve janë mënyrat më efektive për të ulur përhapjen e virusit. ato duhet të kombinohen me mbajtjen e maskave në hapësira publike dhe të mbyllura për të siguruar një mbrojtje optimale.

4. Fëmijët kanë prirjen të jenë kryesisht asimptomatikë. Por, ata mund ta transmetojnë virusi. Fëmijët mbi moshën dy vjeç këshillohen të veshin maska në hapësira publike dhe të mbyllura.

Si duhet të mbahet një maskë

t

1. Maska të ndryshme sigurojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje. Maska N95 i përshtatet fytyrës dhe filtron ajrin dhe ndalon piklat e përhapura në ajër. Maskat kirurgjikale dhe cope për fytyrën të mbrojnë ndaj përhapjes së virusit. Këto maska ndalojnë piklat e mëdha të frymëmarrjes – që besohet të jenë burimi kryesor i virusit.

2. Lënia e hundës jashtë nuk plotëson qëllimin e maskës. Kur të mbani maskë, duhet të siguroheni që ajo të mbulojë si zonën e hundës, gojën dhe mjekrën. Ajo duhet të mbulojë fytyrën tuaj nga hunda deri poshtë mjekrës dhe të mos lëvizi.

3. Prekja, rregullimi, zbritja mbi mjekër ose në të, heqja ose vendosja përsëri e maskës e zvogëlon efektivitetin e saj.

4. Nëse keni flokë të gjatë, duhet t’i mbani të lidhura në mënyrë që fytyra të jetë e pastër. Maska të ndryshme kanë cikle të ndryshme jetësore. Maska prej letre, mjekësore dhe N95 sigurojnë disa orë mbrojtje (në varësi të maskës) dhe më pas duhet të zëvendësohen. Maska prej rrobash duhet të lahen në ujë të nxehtë dhe lihen të thahen në diell, pas çdo përdorimi.

Maska cope

Nëse dëshironi të blini një maskë cope, mund ta bëni këtë përmes organizatës Vizion OJF. Një OJQ jofitimprurëse, të cilët u japin ndihmë grave dhe fëmijëve në nevojë, si dhe njerëzve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Grupi ka qenë aktiv për rreth tetë vjet dhe punon në të gjithë Shqipërinë. Maska e tyre bëhet nga njerëzit që i ndihmojnë dhe paratë kthehen në komunitetet e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>