Tifozët e ndeshjes së djeshme Kukësi-Tirana kanë thyer rreth 165 stola në stadiumin e ri Air Albania.
Në deklaratën e postuar nga Federata Shqiptare e Futbollit shkruhet se në pjesën e tifozave të Tiranës janë thyer 145 stola, ndërsa në pjesën e tifozave të Kukësit 19.
FSHF dënoi sjellen e tifozave dhe paralajmëroi se do të marrë masa kundër tyre:
“Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.
FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.”
Ndeshja Kukësi-Tirana ishte ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet.
Ajo u fitua nga Tirana në minutat e fundit, megjithëve Kukësi ishte në avantazh.
Me këtë fitore, Tirana kanë marrë komandën e kampionatit, ndërsa Kukësi renditet në vend të dytë.