
Qytetarët mund të kenë vënë re se në faqen e tij ne Facebook, perveç postimeve pothuajse te përditshme të të tij rrethuar me fëmijë të mitur, kryebashkiaku Erion Veliaj po përdor, gjithnjë e më tepër, pamje nga vende të ndryshme të botës duke i shitur si pamje të Tiranës, tashmë të kuruar prej tij.
Për shembull, një foto nga Parku Kombëtar i Kings Canyon në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u postua dje në mëngjes në Facebookun e Veliajt, me përshkrimin se fotoja ishte shkrepur diku në rrethinat e Tiranës.
Për ata që ndjekin sjelljen publike të Veliajt, kjo nuk është asgjë e re. Edhe slogani që ai ka zgjedhur në Facebook dhe Twitter —Tirana, A Place Beyond Belief , Tirana, një vend përtej të imagjinueshmes—është kopjuar nga një vepër arti e ekspozuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD)—A Place Beyond Belief e Nathan Coley.
Në të vërtetë, kohët e fundit, Erion Veliaj ka bërë shumë kopjime të tilla. Projekti i tij për të lyer fasadat është një kopje identike e projektit të Edi Ramës në fillim të viteve 2000. Kurse Masterplani i Tiranës është në thelb një kopje e modelit ekonomik që Rama e përdori gjatë kohës së tij si kryebashkiak: gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet lejeve të ndërtimit—dhe në rastin Veliaj, përveç lejeve janë shtuar edhe PPP-të dhe koncesionet.
Por, kopjimi i Kryebashkiakut Veliaj nuk ndalet këtu. Ligje, harta lokale, monumente apo hyrje në muze janë shembuj të tjerë. Më poshtë po paraqesim disa prej këtyre rasteve:



Shënim: Ideja për dritat në fytyra u kopjua nga artisti Christian Boltanski.


Shënim:
Fillimisht njerëzit mund të linin shënime njësoj si tek Newborn në Prishtinë, por pas disa javësh bashkia vendosi se kjo punë i takonte disa artistëve të rrugës.
Zemra e “I♥Tirana” në të majtë, që nuk është kapur në këtë foto, është një strukturë metalike e ngjashme me kafazin ku njerëzit mund të futen dhe të varin drynët e tyre të dashurisë, ide e kopjuar nga Pont des Arts në Paris.
Kjo është me të vërtetë një ndërhyrje monstruoze, duke u munduar të kopjohet sloganin historik “I♥NY” me pak ndërhyrje nga Newborn dhe pak nga Parisi.