Një 34 vjeçar është plagosur sot si pasojë e një shpërthimi me eksploziv, në dyqanin ku punonte.
Dyqanit të celularëve në rrugën “Pjetër Budi”, pranë ish-Drejtorisë së Higjenës, afër Ambasadës Amerikanne, i është vënë një sasi eksplozivi gjatë paradites së sotme.
I plagosuri, punonjës i dyqanit është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjeksore.
Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi lidhur me këtë ngjarje.
Në të njëjtën zonë ky është shpërthimi i dytë me eksploziv brenda dy viteve të fundit.