
Një bar në Tokio ka instaluar disa mbrojtëse në formë akuariumi për të ruajtur klientët e saj nga koronavirusi, me qëllim afrimin e atyre që janë të shqetësuar nga virusi Covid–19.
Bari i muzikës Jazz “En Counter” pasi shënoi rënie me 70%–80% të të ardhurave, krahasuar me kohët përpara pandemisë, vendosi të bënte diçka për të përforëcuar besimin e klientëve tek siguria higjenike që ofron.
Format konike transparente varen nga tavani dhe rrethojnë bustin e klientit, duke u bërë barrierë mes klientëve me njëri–tjetrin dhe stafit.