Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar KQZ-në se “ka zbatuar porositë e Edi Ramës”, pasi vendosi të regjistrojë si kandidat në zgjedhje Tom Doshin.
Gjatë një interviste për ABC, Berisha tha se lista e mazhorancës ka persona që sipas tij bashkëpunojnë me banda kriminale.
“Tom Doshi është një prej tyre dhe nuk ka diskutim që është mëkatar, por si Toma nuk është më pak Taulant Balla që ka 57 rrugë me një nga narkotrafikantët më të njohur Edmond Begon”, deklaroi Berisha.
KQZ miratoi kërkesën e Tom Doshit për kandidimin si deputet i Partisë Social Demokrate, (PSD), në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht kundërshtisë së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Ish-kryeministri vlerësoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, për programin qeverisës dhe u shpreh se “sot PD-ja ka potenciale njerëzore shumë herë më të mëdha sesa ajo e vitit 2005.
Sa i përket kandidimit të tij, Berisha deklaroi se është shumë i lidhur me fushatën dhe do ta ndjekë jo vetëm në distancë por edhe nga terreni.