Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Tramp ka premtuar një transferim pushteti të rregullt më 20 janar.
Pasi Kongresi certifikoi fitoren e Bajden në Kolegjin Zgjedhor, Tramp tha se ky vendim “përfaqëson fundin e mandatit të parë më të mirë në historinë presidenciale”.
“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më japin të drejtë, gjithësesi do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar,” tha Tramp në një deklaratë të postuar në Twitter nga zëdhënësi Dan Skavino pasi llogaria e presidentit në detyrë është mbyllur përkohësisht.
Kongresi certifikoi Bajden si fitues të zgjedhjeve presidenciale pas një seance të trazuar e cila u ndërpre për shkak se godina u pushtua nga mbështetës së Tramp të cilët akuzuan republikanët në Senat për tradhëti. Katër persona humbën jetën dhe mbi 50 janë arrestuar.