Tramp thirrje mbështetësve brenda Kapitolit që të qetësohen

Nga Exit News
Tramp thirrje mbështetësve brenda Kapitolit që të qetësohen

Pasi inkurajoi mbështetësit e tij për të marshuar në Kapitol dhe kritikave në Twitter ndaj Majk Pens, Donald Tramp u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në mënyrë paqësore.

“Ju lutemi mbështesni Policinë e Kapitolit dhe Zbatimin e Ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndroni të paqtë!”, shkruan Tramp në Twitter.

Reagimi vjen pasi mbështetësit e tij thyen rrethimin e Kapitolit dhe hynë në godinë teksa Kongresi dhe Senati po shqyrtonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Tramp kishte thirrur më parë një protestë në Uashington ku i bëri thirrje protestuesve të marshonin drejt godinës së Kapitolit.

Protestuesit thyen Kapitolin pasi Tramp kritikoi në Twitter Majk Pens që sipas tij anashkaloi vullnetin e votuesve amerikanë duke mos bllokuar çertifikimin e fitores së Joe Biden.

Zv/presidenti në detyrë është shoqëruar jashtë godinës së Kongresit pasi punimet janë ndërprerë. Ai refuzoi kërkesën e Tramp për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve në mbledhjen e sotme.

Nga ana tjetër, kreu i Republikanëve në Senat, Miç MekKonell tha se refuzimi i vullnetit të njerëzve në zgjedhjet presidenciale do t’i bënte dëm të pariparueshëm demokracisë amerikane dhe ftoi anëtarët e Senatit të certifikonin rezultatin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>