Ministrja e Financave në Kosovë Hykmete Bajrami deklaroi se transferimi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.
Ajo tha se rasti është denoncuar në polici, tre minuta pasi transaksioni ka ndodhur.
“Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer pasuordet,” sqaroi ministrja.
Sipas saj, krimi është i gjurmueshëm dhe më këtë intensivisht organet ligjzbatuese.
Transaksioni i dyshimtë që kaloi dy milionë euro nga Thesari në llogarinë e një kompanie private ndodhi në 9 tetor.
Policia arrestoi të martën punonjësin me iniciale L.G ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy të tjerë.