Shoqatat e transportit publik protestuan sot para Ministrisë së Transporteve, për të kërkuar lehtësira fiskale dhe ndihmë për përballimin e situatës pas pandemisë së Covid-19, përndryshe ata rrezikojnë falimentimin.
Katër kërkesat e tyre kryesore janë:
– Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
– Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind;
– Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese për shkak të Covid-19;
– Rimbursimin në burim të kategorive të cilat përfitojnë transport falas.
Shoqatat kërkojnë plotësimin e kërkesave para 15 qershorit, datë kur dhe pritet që të rinisë transporti publik. Ata shprehen se qeveria i ka njoftuar vetëm për faktin se ata do të punojnë me 70 për qind të kapacitetit, por nuk i ka dhënë atyre e protokollet e sigurisë.
Po ashtu, ata pretendojnë se është shumë e vështirë që në urbane të ruhem distancat mes qytetarëve, por në të njëjtën kohë puna për kompanitë e transportit të vazhdojë si normalisht.
Puna me 70 për qind të kapacitetit, sipas tyre do të sjellë shkarkime të shumta nga puna të stafit.