Punonjësit e transportit publik në Tiranë protestuan sot para Ministrisë së Infrastrukturës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, veçanërisht atë të dhënies së një page tjetër lufte.
Punonjësit shprehen se kanë marrë vetëm një pagë 40 mijë lekëshe që prej muajit mars, ndërsa rezufojnë të rinisin punën sipas protokolleve të ministrisë.
Ata sqarojnë se zbatimi i protokolleve do të thotë që autobuzët dhe fugonët të mbushen vetëm me 25 për qind të udhëtarëve. Kjo do t’i çonte kompanitë e transportit drejt falimentit.
Punonjësit ndihen të braktisur nga shteti, i cili nuk ka dhënë asnjë ndihmë apo lehtësim financiar për këtë sektor, përveç se një page 40 mijë lekëshe për çdo punëtor.
Policia ka shpërndarë protestën dhe ka shoqëruar 5 prej punonjësve në komisariat.
Sot në 24 qershor, ka nisur punën transporti public ndërqytetas, ndërsa në Tiranë kompanitë refuzojnë të fillojnë punën me kushtet e ministrisë.