
Policia e Korçës arrestoi një person për transport të paligjshëm të 3 emigrantëve nga Lindja e Mesme, të mërkurën.
Shtetasi F. M., 38 vjeç, banues në Korçë u kap në rrugën Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit.
Çështja i kaloi Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme hetimore.