‘GjejZâ’ është një aplikacion i ri krijuar për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Shqipëri. Ai është krijuar nga tre vajza 16 vjeçare me shpresën se do të ndihmojë në luftën kundër dhunës në familje
Tre programueset, të njohura si “D3coders” janë Arla Hoxha, Dea Rrozhana dhe Jonada Shukarasin. Me këtë aplikacion tre vajzat fituan një konkurs ndërkombëtar teknologjie në SHBA, ku kërkohej ndërtimi i një aplikacioni që të trajtonte çështje sociale.
Ato fillimisht mësuan të kodojnë përmes një programi të financuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Ato u këshilluan me psikologë, një zëvendës ministër dhe ekspertë të dhunës në familje dhe të të drejtave të grave.
“GjejZa është bërë jo vetëm motoja jonë, por mesazhi që ne duam t’i dërgojmë të gjitha grave shqiptare” tha Dea Rrozhani.
“GjejZa ndihmon gratë të luftojnë dhunën në tre hapa të thjeshtë, duke identifikuar problemin, duke fuqizuar përdorimin dhe duke vepruar” shtoi ajo.
Jonada Shukarasi, një nga programueset tha:
“Dhuna kundër grave është një problem shumë i madh në Shqipëri. Ajo na prek edhe ne adoleshentet sepse shohim stadet e para të saj edhe ndërmjet bashkëmoshatarëve, shokëve tanë.”
Aplikacioni funksionon nëpërmjet disa pyetje të cilat do t’i ndihmojnë përdorueset të kuptojnë nëse ato janë ose jo viktima të dhunës në familje. Ai gjithashtu do të ofrojë dëshmi të gravë të cilat i janë larguar dhunës, si dhe do të inkurajojë përdoruesit të denoncojnë dhunën e përdorur ndaj tyre.
Viktimat do të lidhen me insitucionet e duhura në çdo vend ku ato ndodhen për të marrë urdhër mbrojtje, mundësi punësimi dhe strehimi. Në mënyrë që aplikacioni të punojë me të gjithë potencialin e tij, qeveria dhe autoritetet shtetërore, përfshirë policinë duhet me të përmirësojnë reagimin e tyre ndaj këtyre situatave.
Gjatë 8 viteve të fundit, 106 gra dhe vajza janë vrarë nga një anëtar i familjes ose nga partneri i tyre dhe vetëm në 2018 janë lëshuar mbi 4000 urdhra mbrojtje. Mesatarja evropiane për mundësinë e ndodhjes së dhunës në familje është rreth 33 përqind, ndërsa në Shqipëri është 53 përqind.
Studime të ndryshme kanë treguar se mbi gjysma e grave shqiptare vuajnë një herë në jetë dhunë fizike, seksuale, psikologjike, ekonomike ose emocionale. Edhe më shumë shqetësues është fakti se 22 përqind e grave të moshës 16 deri në 19 vjeç kanë qënë viktima të dhunës nga partneri i tyre. Akoma më shqetësuese është se 97 përqind e viktimave nuk e raportojnë aktin e dhunës në polici.
Qeveria ofron shumë pak mbështetëse lidhur me shërbimet për viktimat e dhunës në familje. Gratë e kanë të vështirë të raportojnë në polici ose të marrin drejtësi, dhe pothuajse mungojnë institucione që ofrojnë strehim, këshillim dhe ndihmë psikologjike, falas. Pagesa mujore e ndihmës socile prej rreth 70 euro në muaj nuk është e mjaftueshme për një grua dhe fëmijët e saj për të mbijetuar. Kjo do të thotë se shpesh ato nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qendrojnë në të njëjtin vend me dhunuesin.
Dështimi në parandalimin e dhunës dhe të situatave që rrezikojnë jetën e dikujt përbën shkelje të nenit 2 të Konvetës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në të parashikohet se “e drejta për të jetuar e kujtdo duhet të mbrohet nga ligji” dhe se shteti ka detyrimin të “mbrojë të drejtën e jetës” dhe të ndërmarrë veprimet e duhura për të përmbushur këto detyrime.
KEDNj gjithashtu thotë se “shteti ka detyrimin të ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur një ose më shumë individë të identifikueshëm paraprakisht si një objektiv i mundshëm i një akti vdekjeprurës në kontekste siç janë: dhuna në familje.”