Tre anëtarë të Task Forcës për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë vetizolohen

Nga Exit News
Tre anëtarë të Task Forcës për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë vetizolohen Anthony Fauci

Tre anëtarë të Task Forcës për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë janë vetizoluar pasi dyshohen se kanë patur kontakte me persona të infektuar me koronavirus.

Dr.Anthony Fauci, drejtues i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive në SHBA, Dr.Robert, drejtuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe Komisioneri për Kontrollin e Ushqimeve dhe Barnave, Stephen Hahn do të vazhdojnë aktivitetin e tyre nga shtëpia.

Dr Fauci ka rezultuar negativ, por ai do të vazhdojë të testohet rregullisht. Pavarësisht se ai ka një risk të ulët infektimi, Fauci do të vazhdojë punën e tij nga shtëpia dhe do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, kur është e domosdoshme.

Redfield do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme pasi ka qënë në kontakt me një të infektuar me COVID-19. Ndërkohë Komisioneri Hahn rezultoi negativ por do të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë.

Gjithashtu, Katie Miller, zëdhënësja e zëvendës Presidentit, Mike Pence ka rezultuar pozivitive me COVID-19. Bashkëshorti i saj, Stephen Miller është këshilltari i Presidentit Trump.

Në rang botëror Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve – mbi 1 milionë të infektuar dhe mbi 78 mijë viktima.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme