Tre kontrollorët e akuzuar për organizimin e pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, do të dalin të shtunën para gjykatës, raporton BW.
Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për njërën prej tyre, dhe për dy të tjerët ka kërkuar burg.
Tre kontrollorët e akuzuar për organizim të grevës janë Flora Ndreca, për të cilën Prokuroria kërkon arrest shtëpie.
Ndërsa dy të tjerët janë Armando Fezga dhe Muhin Mezini, për të cilët kërkon burg.
Aeroporti i Tiranës nisi fluturimet të premten pas pezullimit që u shkaktua për shkak të ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.
Mbi 20 kontrollorë të Albcontrol u morën në pyetje.
Të mërkurën u zhvillua seanca e parë në gjykatë për padinë e ngritur nga sindikata e kontrollorëve kundër Albcontrol për uljen e pagave.
Pas seancës, avokati i tyre, Rezart Kthupi deklaroi se kontrollorët kërkojnë pjesën e pagës së ulur që prej prillit 2020.
Disa prej kontrollorëve në aeroportin e Rinasit janë kthyer në punë të premten.
Fluturimet rinisën të enjten në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, një ditë pasi u pezulluan. Pezullimi ndodhi për shkak të kontrollorëve të trafikut ajror që refuzuan të punonin me pretendimet se kishin stresit të lartë në punë.
Qeveria shqiptare solli kontrollorë turq të trafikut ajror për t’i zëvendësuar ata
Kontrolluesit e trafikut ajror shqiptar pezulluan punën e tyre të mërkurën. Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.