Tre projektet strategjike Kosovë-Shqipëri për të cilat diskutuan Hoti dhe Rama

Nga Exit News
Tre projektet strategjike Kosovë-Shqipëri për të cilat diskutuan Hoti dhe Rama

Në takimin mes kryeministrave Hoti dhe Rama, të premten, u diskutua për 3 projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Sipas deklaratave të Ramës e Hotit pas takimit, projektet janë:

 – Ngritjen e një pike doganore të Kosovës që në Portin e Durrësit – ku mallrat e destinuara për Kosovën nga pikëpamja juridike të trajtohet si hyrje në Kosovë që kur zbarkohen në Durrës. Kështu do të shmanget zhdoganimi dy herë i mallrave: një herë në Durrës kur hyjnë në Shqipëri dhe një herë në Morinë kur hyjnë në Kosovë.

 – Ndërtimin e një HEC-i në Shqipëri  për të furnizuar me energji Kosovën.

 – Lidhja e dy kryeqyteteve Tiranë-Prishtinë me hekurudhë. Projekti ka kohë që flitet mes dy qeverive, por Rama dhe Hoti shpresojnë që në shtator të nisin gjetjen e fondeve për financimin e projektit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>